“Ujësjellësi i ri ” shkakton probleme në rrugët e fshatit Lazarat

0
197

Punimet për ujësjellësin e ri në Lazarat kanë sjellë probleme të shumta në rrugët e fshatit. Të shqetësuar nga kjo gjendje banorët apelojnë për mbylljen e menjëhershme të kanaleve pasi rrezikojnë jetën e tyre .Gjithashtu kërkojnë asfaltimin e rrugëve pasi po u sjell pengesa të shumta në veprimtaritë e tyre të përditshme. Moti i keq i disa ditëve mëparë e përkeqësoi gjendjen. Punimet kanë shkaktuar pakënaqësi tek banorët të cilët prej disa muajsh nuk po marrin zgjidhje ndonëse firma ka marrë përgjegjësinë për rregullimin e rrugëve pas ndërhyrjes në ujësjellës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here