Ulen temperaturat, priten rreshje shiu dhe bore

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga fluksi i rrymave ajore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në territorin e Shqipërisë rreshje shiu dhe bore por dhe rënie të temperaturave.
E martë, 4 shkurt 2020
Sot moti do të jetë me vranësira mesatare, rreshje shiu dhe stuhi në zonën e ultësirës Perëndimore. Në zonat malore në mesnatë do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/14°C
Zonat e ulëta 10/18°C
Zonat bregdetare 12/19°C

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment