Universiteti “Eqrem Cabej”, pak interes nga studentët

bektash-mema-rektor-i-universitetit-gjirokaster

Nga viti në vit, Universiteti i Gjirokastrës, po fillon të pakësohet në numër. Kjo falë edhe kuotave të deleguara nga Ministria e Arsimit për prurjet e reja të studentëve që dëshirojnë të ndjekin këtë universitet publik.  Sivjet Ministria e Arsimit, ka deleguar 1180 kuota për të gjitha programet e studimit dhe të ndara në kategori. Më tepër interes, kanë degët e Kontabilitet-Financë, Administrim Publik, Infermieri, Histori-Gjeografi. Janë këto degë të cilat tradicionalisht gjatë viteve të fundit, kanë ngjallur interes për aplikantët që dëshirojnë të studiojnë në këtë universitet. Vitin e kaluar, kuotat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, u përmbushën në masën e 60% ose e përkthyer në studentë, 700 të tillë, filluan vitin e parë të studimeve Bachelor në këtë universitet. Ndërsa sivjet, deri më sot, 300 aplikantë dëshirojnë të studiojnë pranë këtij universiteti ndërkohë që do të jetë përcaktuese, faza e dytë e aplikimeve ajo që është edhe vendimtarja. Për rektorin Bektash Mema, studimi në këtë universitet, u jep avantazhe sidomos atyre studentëve të cilët kanë interes të studiojnë për lëndët e trashëgimisë dhe turizmit, pasi do të kenë mundësi që Masterin, ta zhvillojnë në Universitetin e Maceratës në Itali. Problematike mbetet situata në disa degë si ajo e Italishtes, Greqishtes, Matematikë-Fizikës, Parashkollorit dhe Ciklit të Ulët, për shkak të numrit mjaft të vogël të frekuencës dhe kjo rrezikon suprimimin e tyre në një kohë të shkurtër. Universiteti i Gjirokastrës, është themeluar 45 vjet më parë fillimisht me tre degë, ndërkohë që pas ndryshimeve demokratike, ai fitoi statusin e Universitetit, nga Institut i Lartë Pedagogjik që ishte më parë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment