Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Janinës, marrëveshje bashkëpunimi

0
418

Universiteti i Gjirokastrës, zgjeron gamën e bashkëpunimeve me universitete të tjera homologe jashtë vendit. Marrëveshja e nënshkruar sot mes Universitetit “Eqrem Cabej” dhe Universitetit të Janinës, ishte e radhës e nënshkruar nga drejtues të të dy universiteteve të cilat kanë një bashkëpunim të gjerë akademik prej më shumë se 20 vitesh. Marrëveshja mes tyre, ka për qëllim, zhvillimin dhe bashkëpunimin akademik në fushat e edukimit, kërkimit shkencor dhe fusha të tjera me interes reciprok. Marrëveshja e nënshkruar sot në ambjentet e Universitetit të Gjirokastrës nga dy rektorët respektivë Prof.Bektash Mema dhe Prof.Jorgos Kapsalis, i hap rrugë praktikës në terren të këtij bashkëpunimi. Bektashi e Kapsalis, e kanë quajtur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, si të rëndësishme pasi bashkëpunimi mes dy univeristeteve, ka nisur qysh më 1992.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here