Universiteti i Gjirokastrës përforcon bashkëpunimin me Italinë/Mema: synojmë ndërkombëtarizimin

0
179

Trajtimi i problematikave të Universitetit të Gjirokastrës dhe rajonit ka qenë kryefjala  e takimit të ditës së sotme mes ambasadorit italian Roberto Cutillo dhe rektorit të universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema.

Tema e takimit ka qenë dakordësimi për ngritjen e një tryeze të përbashkët me pjesëmarrjen e universitetit dhe ambasadës për trajtimin e këtyre problematikave.

Sipas rektorit Mema, synimi i këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm janë ndryshimet pozitive në zhvillimin e ecurisë së mëtejshme të universitetit “Eqrem Çabej”, duke synuar ndërkombëtarizimin e tij dhe shndërrimin në një qendër reale të rëndësishme universitare në Jug të vendit.

Jemi duke përfunduar bisedimet për një master dual me universitetin e Maçeratës, në fushën e trashëgimisë historike e kulturore”, u shpreh rektori Bektash Mema.

Sipas tij këto bashkëpunime synojnë të kenë ndikim në prurjet e Universitetit të Gjirokastrës, një problematikë serioze e dekadës së fundit për këtë universitet.

Interesa nga universitetet italiane ka edhe për programe të përbashkëta dhe ne e shohim si një hap pozitiv për të nxjerrë universitetin e Gjirokatrës nga një situatë problematike me prurjet studentore”, përfundoi rektori Mema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here