Urdhër Skandaloz i Ministrisë së Shëndetësisë

Nga Tritan Shehu

Nje urdher aspak normal e i dyshimte i shperndahet te gjithe qendrave shendetesore te vendit per disa kerkesa jo racionale, ndaj te dhenave personale te cdo pacienti, qe trajtohet aty.
”Cudia” qendron dhe ne disa nga menyrat e konceptimit e permbajtjes se tij:
1-Kerkesa vjen nga Kabineti i Kryeministrit, kthehet ne “porosi” te Ministrit dhe urdherohet nga Burimet Njerrezore!!
2- Nje infermiere e paguar prej buxhetit hiqet nga aktiviteti normal i qendres qe te merret vetem me plotesimin e dergimin periodik te ketij “formulari”, i cili i kalon shume elementet shendetesore te pacientit.
Pyetjet qe dalin jane te shumta:
Nqs kjo kerkese do kishte karakter shendetesor ajo duhej te iniciohej nga Instituti i Shendetit Publik e jo nga Kabineti i Kryeministrit.
Se dyti, te dhenat shendetesore te pacientit dhe ato personale qe nevojiten shenohen gjithmone ne kartelen e tij dhe gjenden edhe me Karten e tij te Shendetiti, lehtesisht te perdoreshme keto.
Nqs do te behej fjale per ndonje studim te ri klinik a shkencor ai duhet te iniciohej nga institucionet perkatese dhe te para prihej nga seminare, sqarime te personelit se per se behet fjale, per metodiken, oblektivat etj.
Ndersa ketu cdo gje behet ne nje menyre te fshehte, pothuaj sic mund te veprojne sektet, larg kompetencave institucionale e linjave normale te komunikimit, megjithesa ka dhe nje kosto kohore e finaciare.
Theksoj se te dhenat e kerkuara tejkalojne ato te nevojeshme per procedurat shendetesore te qytetareve, te percaktuara ne regulloret perkatese.
Pa dyshim dicka jo transparente fshihet ketu:
Kerkohen keto te dhena per presione politike, per nje PPP qofte dhe i ri ky, a dicka tjeter, por gjithemone kjo larg interesave direkte te pacientit e qytetarit?!
Me poshte keni dhe urdherin perkates.

Fotografia e Tritan Shehu
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment