Urdherat profesionale nuk mund te jene “shtojca” te Qeverise!

Nga Tritan Shehu
Paradoks, ndersa urdhera si psh “Urdheri i Mjekeve” permiresojne se fundmi metodikat duke aplikuar votimin nje antar nje vote per zgjedhjet ne Rajonet, gje qe duhet pershendetur e inkurajuar si forcim i demokracise, Rilindja flet per ndryshime ligjore, shkaterruese per autonomine e tyre.
Rilindasit duan te kontrollojne cdo gje, kane “alergji” nga autonomite institucionale, lirite individuale, duan t’i vendosin te gjithe ne rresht.
Misioni i Urdherave profesionale, besueshmeria e tyre, forca e tyre, qendron pikerisht te keto mundesi organizative, vendimarese apo financiare.
”Urdheri i Mjekeve”, “Urdheri i Farmacisteve” etj. nuk do te mund te arrinin te beheshin pjese e Organizmave Europiane dhe te tjerave shume prestigioze, po te mos kishin keto pozicione.
Nqs ndonje urdher ka probleme, qe dhe keto e kane zanafillen ne nderhyrje arbitrare te mepareshme po te Rilindjes, eshte e pa pranueshme qe ajo vete t’i perdori keto si justifikim “kontrolli” e mjet presioni mbi urdherat ne terresi, duke shkaterruar cfare eshte me e rendesishme per ata, autonomine, kur duhet te zgjidhen me mekanizma te tjere.
Kthimi i Urdherave tane ne vartes te Ministrive sic kerkojne rilindasit, do te shenonte “vdekjen” e tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment