Urdhri i Farmacistëve: Ministria të mos tallet, është detyrim të na përfshijë në planin prioritar të vaksinimit

0
143

Urdhri i Farmacistëve ka reaguar pas përgjigjes së ministrisë së Shëndetësisë për kërkesën e tyre, që lidhet me përfshirjen e tyre në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër Covid-19.
Në letrën e MSH thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga specialistë në ISHP dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare. Ndërkohë UFSH kërkon të dije se kujt rekomandimeve u referohet ministria.

Urdhri i Farmacistëve nënvizon se vende si Amerika, Kanadaja, Anglia dhe Gjermania, farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar. Ata kërkojnë nga ministria që të mos “tallet” me farmacistët.

“Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here