Urdhri i ri / Nga parukeritë, berberët e dyqanet në qendra tregtare, oraret që do punojnë nga 11 maji

0
142

Ministrja e Shendetesise ka bere me dije planin e lehtesimit te masave anti COVID duke theksuar se zona e gjelber ku do lejohet qarkullimi dhe levizja e mjeteve dhe qytetareve do te shtohet me qytete te tjera nga data 11 maj e ne vazhdim.
Deklarata e Ministrise:
Plani i masave lehtësuese, Manastirliu: Shtimi i zonave të gjelbra, hapja e disa bizneseve dhe vetëkarantinimi në banesë për të gjithë të riatdhesuarit, ja rregullat e reja nga data 11 Maj
Nga dita e hënë data 11 Maj, shtohen si zonat të gjelbra bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.
Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të cdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.
Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë,
me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.
Theksojmë se është shumë I rëndësishëm zbatimi I distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.
Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here