Ushtar Lamja, po prishet Teatri!

Nga Bledi Kasmi 

E mbani mend këtë ushtarin që bënte patriotin dhe ulëriste si gore studiove të televizioneve 6 vite më parë vetëm se Basha si Kryebashkiak do të priste disa pemë dhe një gardh për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit dhe e konsideronte këtë një krim për trashëgiminë kulturore?

A ju kujtohet se si në atë kohë përbetoheshin se ishin engjëjt mbrojtës të artit dhe kulturës bashkë me atë gagaçin tjetër të cilit sot i kanë rilindur flokët?
Ku janë sot këta ushtarë të ushtrisë së vdekur në një kohë që komandanti i tyre ka vendosur të konsumojë krimin më të rëndë ndaj artit dhe kulturës të ngjashëm me aktet terroriste të ISIS, atë të shembjes së Teatrit Kombëtar?

Kush i besoi atëhere këta, ka të drejtën sot jo vetëm të ndjehet i zhgënjyer, por ti kapë dhe ti tërheqë zvarrë prej xhaketash kudo ku ti shohin, sepse i kanë mashtruar.

Deri 6 vite më parë protestohej vetëm se priteshin disa pemë dhe ndërtoheshin rrugë, po sot çfarë duhet bërë kur kërkohet të shembet Teatri Kombëtar dhe në territorin e tij të ngrihen kullat e komandantit të ushtrisë së vdekur…!?

Kjo nuk është pyetje që pret përgjigjje nga ushtar Lamja, por nga qytetarët që tani duhet të dinë ti japin përgjigjen e duhur këtyre barabarëve pa ju dridhur dora!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment