Vajza kallëzon në polici, “Janë 100 adresa me emrin dhe fotot e mia”

0
142

Sektori i krimit kibernetik në policinë e Tiranës ka nisur hetimet pas denoncimit të një shtetaseje për ngacmime që i bëhen nga persona ende të paidentifikuar në rrjetet sociale.

Shtetasja E.M ka bërë kallëzim dhe ka thënë në polici se para tre muajsh dhe në vazhdim në rrjetet sociale janë krijuar adresa të ndryshme me emrin dhe fotot e saj.

Kjo gjë është bërë shqetësim për të dhe gjithë familjen e saj.

“Familja është e shqetësuar, njerëzit më pyesin. Nuk guxoj të dal nga shtëpia.” – mësohet të ketë rrëfyer vajza në komisariat.

Menjëherë pas kallëzimit të adoleshentes policia ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekje”.

Nuk dihet ende nëse vajza ka dhënë në Polici emra të dyshuar që mund të kenë bërë këto veprime në dëm të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here