Vaksina kontrabandë/ Qeveria gjermane mohon që ka dhuruar doza

0
137

Ambasada Gjermane në Tiranë ka mohuar ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi se ka lidhur me ardhjen e vaksinë të Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri.

Në reagim thuhet se Ambasada Gjermane nuk disponon asnjë informacion lidhur me këtë çështje, ndërsa shton se Gjermania do të vazhdojë të mbështet Shqipërinë në përballimin e pandemisë nëpërmjet dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme.

Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation.”

E pyetur nga Euronews Albania nëse i ka dhuruar vaksina Shqipërisë, qeveria gjermane reagoi duke mohuar që të jetë vendi “misterioz” i Bashkimit Europian që i dha Shqipërisë 957 doza.

Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vned. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here