Vaksinohet për COVID-19 Kyriakos Mitsotakis: Plotësisht pa dhimbje

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-COVID i qytetarëve në Greqi.
Presidentja e Greqisë, Catherine Sakellaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis kanë bërë sot vaksinën ndaj COVID-19, në Athinë.
Mitsotakis i uroi infermierëve një fillim të mbarë të procesit të vaksinimit kurse tha se nuk përjetoi dhimbje gjatë vaksinimit.
Dozat e para të vaksinës anti-COVID në Greqi kanë arritur ditën e djeshme, nën mbrojtje të rreptë nga policia dhe siç ishte thënë edhe nga vetë kryeministri vaksinimi i qytetarëve do të niste, pikërisht një ditë më vonë.
Ditën e nesërme (28 dhjetor) shpërndarja do të bëhet në spitalet referuese, në Universitetin e Larissas, në AHEPA, në Universitetin e Janinës dhe në Patras, në mënyrë që vaksinimet për personelin mjekësor të këtyre spitaleve të fillojnë në 29 dhjetor.
Deri më 30 dhjetor, do të merret grupi i parë i madh i Pfizer 83,850 doza vaksine.
Dorëzimet e vaksinave Pfizer që korrespondojnë me popullatën, bazuar në marrëveshjen e Evropës Qendrore, do të dorëzohen në fund të janarit, 429,000 doza dhe 333,450 doza të tjera deri në fund të shkurtit. Deri në fund të marsit do të merren 1,265,550 vaksina nga vetëm një kompani, Pfizer-BioNTech.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment