“Vaksinojmë personalitetet mbi 80 vjeç”, Artan Fuga shpërthen ndaj Ramës: Ky është krim o i marrë!

0
146

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar si “krim” deklaratën e kryeministrit Edi Rama që tha se të dielën do të nisë vaksinimi tek të moshuarit personalitete mbi 80 vjeç.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, akademiku Fuga shpreh revoltën pas deklaratës së Ramës, duke thënë se ai që vendos se kush do të vdesë ose kush do të jetojë, është një i marrë që merr rolin e Zotit.

 “Vaksinimi me prioritet i të ashtuquajturve personalitete do të ishte një krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do të ishte një eugjenizëm i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”, shkruan Fuga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here