Vargjet satirike të Lea Garos për Vangjelin

0
769

Ç’ JANE ATA?!

Ç’ janë ata që si në zborr, të vënë rresht, po vijnë zabelit?
Qënkan trimat Dropullitë, mercenarët e Vangjelit.
Dikur qenë me socialistët por më vonë e kthyen rrotën,
shesin atdheun me lekë, pesëdhjetë euro japin votën.

Kapedanët Dropullitë, krenari e vetë Pogonit,
vijnë tërë gaz për të votuar deputetin e rigonit.
Që të dali forcë e parë LSI – ja e të marrë dhenë
e të zgjidhet deputete «mikja» jonë në Tepelenë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here