Varianti Omicron, pritet shtim i masave ne Shqiperi

0
232

Pas shumëfishimit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë gjatë tre ditëve të fundit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Ajo bën me dije se me ekspertët ka diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid, duke paralajmëruar forcim të kufizimeve.

Ministrja ka theksuar domosdoshmërinë e dozës përforcuese për të shmangur fatalitetet si dhe zbatimin e masave në fuqi.

Ndryshe nga shumë shtete të tjera, në Shqipëri nuk pati shtrëngim të masave për festat e fundvitit pavarësisht se u identifikua prania e variantit shqetësues Omicrom.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here