Varrezat kthehen në depozitë mbeturinash

Shikoni se në cfarë gjendje ndodhen sot, varrezat e Gjirokastrës. Mbeturinat, bashkëjetojnë tok me njerëzit tanë më të shtrenjtë që prehen në këtë që quhen varreza publike. Bashkia ka shtuar numrin e mirëmbajtësve në varreza, por mesa duket është thjesht një manovër për të shtuar efektivisht votat elektorale dhe rrënuar nga ana tjetër vendin ku të gjithë do të shkojmë një ditë herët a vonë. Taksa mujore e cdo familje gjirokastrite për mirëmbajtjen e këtij vendi të shndëruar në depozitim të mbetjeve të cfarëdollojshme, është 160 lek të rinj që do të thotë se paguajmë për të pasur një shërbim model tek varret e njerëzve tanë më të shtrenjtë që kanë ikur nga kjo jetë. Situata është bizarre dhe komentet janë të tepërta.

Mirë gabimet e mjekut i mbulon dheu, po turpet e Bashkisë a ka baltë t’i mbulojë????

00228-00_26_46_28-still054 00228-00_26_55_11-still056 00228-00_27_00_18-still057

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment