Gjirokastër-Vazhdojnë takimet antikanabis/ Prefekti Aliaj kërkon bashkëpunim edhe nga kryepleqtë e fshatrave

Në kuadër të luftёs kundёr kultivimit të bimëve narkotike, është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër takimi i radhës antikanabis. Të pranishëm ishin Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, drejtues të lartë të bashkive Libohovë e Dropull si dhe administratorët e njësive administrative të të dyja bashkive.
Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj në cilësinë e Kryetarit të kësaj Task-Force Vendore ka kërkuar më shumë bashkëpunim ndërmjet kryepleqve të fshatrave dhe administratorëve të njësive administrative për identifikimin e tokave të kultivuara me bimë narkotike dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Gjithashtu, njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të koordinojnë veprimtarinë e tyre me institucionet e tjera vendore, pjesë e Task-Forcës, me qëllim krijimin e grupeve të përbashkëta për monitorimin, kontrollin dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit në zonat me risk të lartë.
Në përfundim, Prefekti i qarkut ka lënë edhe detyrat përkatëse për bashkitë respektive, duke kërkuar më shumë vëmendje në parandalimin e këtij fenomeni regresiv, si një përgjegjësi primare jo vetëm e një institucioni por e të gjitha institucioneve monitoruese e ligjzbatuese në qark.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment