Vazhdon greva e grave naftëtare në Balls

0
135

Greva e naftëtareve në Ballsh sot hyri në ditën e
11-të , ndërsa gratë kanë anuluar vendimin për të marrë fëmijët nesër në ambientet ku po vijojnë rezistencën për të marrë pagat e prapambetura.
Dje, nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve tha se nga e hëna është menduar që grevës së urisë t’i bashkohen fëmijët dhe familjarë të tjerë. “ Nga e hëna kemi menduar të sjellim fëmijët, përderisa zoti kryeministër nuk reagon ”, deklaroi nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve.
Por sot vendimi ndryshoi me argumentin e koronavirusit. “ Nuk do t’i sjellin fëmijët për momentin për shkak të frikës nga covid-19 ” tha sot nënkryetari i Sindikatës jashtë kameras.
Një gjë të tillë e nënkuptoi edhe njëra nga grevistet kur u shpreh sot se “ Ne e kemi menduar atë gjë, por kemi dëshirë që kauzën ta çojmë vetë, por nuk e dimë si do të na marrë rrjedha ” theksoi ajo.
Sot njëra prej grave është zëvendësuar, pasi shoqja e saj Silva Fejzaj u dërgua me urgjencë mbrëmë në spitalin e Ballshit . Gratë shprehen të vendosura për ta vijuar duke mos hequr dorë nga kërkesat e tyre për pagat e prapambetura.
“ Padyshim do ta vazhdojmë, nuk kemi se ku të shkojmë. Të na japin lekët të ushqejmë fëmijët, na presin të shkojmë me lekë në shtëpi, t’u blejmë bukë dhe ilaçe ” tha njëra prej tyre.
Referuar thirrjes së kryeministrit për ndërprerjen e grevës si kusht për të negociuar, një tjetër prej grave e cilësoi si papërgjegjshmëri, pasi theksoi se nuk po kërkojnë lëmoshë, por djersën e tyre.
“ Kjo është papërgjegjshmëri e kryeministrit që thotë këtë, sepse në një shtet demokratik nuk e kuptoj sesi thotë negocio për bukën e gojës. Për cfarë? Kur ne e kemi thënë shumë qartë, për bukën e fëmijës nuk negociohet, sepse nuk e kërkojmë të na e falë të na japë lëmoshë, por djersën tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here