Vazhdon ‘tersi’ tek Luftëtari , humbet dhe me Skënderbeun

0
184

Është luajtur sot sfida Luftëtari -Skënderbeu e cila ka përfunduar me rezultatin 0 me 2 për Korçarët. Skënderbeu ka arritur të marri tri pikë të arta ndaj Luftëtarit , në një ndeshje që nuk rezultoi e thjeshtë . Fitorja u duk se u sigurua shpejt që në minutën e 18 pas një goli të Mensah me kokë , pas një asisti të Bregut . Megjithatë , gjirokastritët ushtruan presion dhe iu afruan barazimit por nuk ia dolën. Në fillimin e pjesës së dytë ishte mbrojtësi Jashanica i cili në ndeshjen e tij të dytë zyrtare këtë sezon , pas rikthimit nga dënimi , shënoi pas një goditjeje brenda zone me të majtë duke vulosur fitoren për bardhekuqtë dhe humbjen e rradhës për gjirokastritët.

Skënderbeu-Luftëtari 2-0
18′ Mensah, 61′ Jashanica
Skënderbeu: Koliçi (67′ Dajsinani), Meksi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Mara, Daja (64′ Elezi), Dita, Bregu, Gripshi, Mensah (58′ Krasniqi)
Trajner: Ilir Daja
Luftëtari: Shala, Lala, Dragoshi (84′ Karabina), Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkja, Çela (55′ Çelaj), Mehmetllari (60′ Oshafi)
Trajner: Neritan Novi
KV: Isufi, Açka, Duka
Gjyqtar: Roxher Muska

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here