Vazhdon tradita/ “Furçat” e Ruçit për Ramën ja kalojnë Spiropalit e Ballës

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka çuditur sot me “furçat” tij duke ia kaluar dhe Ballës e Spiropalit bashkë , tek sa ka fol për Edi Ramën gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Fier. Ruçi tha se Rama është lider me shumë virtyte që ka vizion, ambicie dhe energji me shumë se kushdo tjetër dhe nuk ka asnjë konkurrent në këtë drejtim. Ai i bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e PS-së.
“Jemi krenar që kemi lider Edi Ramën. Liderët mund të kenë shumë virtyte por duhet të kenë vizion ambicie dhe energji. Këto tre cilësi që duhet të ketë konkurrent tjetër, është Edi Rama i pari janë shumë vende bosh dhe pastaj mund të gjejmë se kush mund ta konkurrojë.
Është një risi e re që veç vlerësimit që ju duhet të bëni për deputetët aktualë duhet të aplikoni secili që ka ambicie për të qenë kandidat i PS. Kur fola për vlerësimin e deputetëve aktualë dhe aplikimin për këdo të ri, anëtar apo jo të partisë të aplikojë për deputetin që duam.
Midis nesh sot janë disa prej tyre dhe ka ditë boll për shumë aplikime të reja. Strukturat e PS t’i konsiderojmë në listat përfundimtare në betejën elektorale të 2021″, tha Ruçi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment