Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, nëna: Na kanë gënjyer, duam drejtësi

Familjaret e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier kërkojnë drejtësi para dyerve të prokurorisë.

Me lot në sy nëna e fëmijës 3 vjeç, Donalda Kodheli, daja i fëmijës Durim Kaja dhe gjyshi i janë drejtuar nëpërmjet mediave prokurorisë së Fierit dhe kryeministrit të Shqipërisë për të vendosur drejtësi pas ngjarjes së ndodhur në 7 janar në kopshtin privat në Fier ku humbi jetën fëmija i tyre vetëm 3 vjeç.

Familjaret janë shprehur së kanë dyshime për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit që sipas ekspertizës dhe hetimit të kryer ka rezultuar se ka ardhur nga mbytja e tij nga kapuçi i xhupit. Nëna i fëmijës është shprehur se kanë shkuar tek kopshti dhe kanë parë vendin e ngjarjes dhe nuk janë të bindur dhe sipas tyre është e pamundur të mbytet një fëmijë nga një varëse që këputet lehtësisht.

“Ne dyshojmë në versionin që ka shprehur hetimi pasi fillimisht mua më ka marrë në telefon edukatorja dhe më ka thënë se fëmija është në spital dhe ka hyrë në sallën e operacionit pa na sqaruar arsyen ndërkohë që mjeku në spital ka thënë se fëmija kishte shkuar në spital pa shenja jete. Në këtë situatë ne kërkojmë të zbardhet e vërteta dhe të ndëshkohen fajtorët”, janë shprehur familjarët.

Ne dyshojmë ka thënë gjyshi se fëmija mund të ketë rënë nga shkallët apo ndonjë mundësi tjetër që i ka marrë jetën dhe për këtë kërkojnë hetim dhe zbardhjen e të vërtetës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment