Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, lihet në burg edukatorja

0
142

Është lënë në burg, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku ndërroi jetë fëmija 3-vjeçar.

Binjaku mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij.

27-vjeçarja u arrestua, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here