Vdekja e elektricistit ne Memaliaj , arrestohet drejtuesi i OSSH

0
690

Nje ngjarje e rende ndodhi mengjesin e djeshem ne fshatin Çërrilë të Memaliajt ku dy punonjes te OShEe rane ne kontakt me rrymen elektrike. Te dy punonjesit u transportuan menjehere ne spitalin e Gjirokastres por fatkeqesisht mbremjen e djeshme 54 vjecari Agron Manaj ka nderruar jete si pasoje e plageve te renda .
Diten e sotme ka rene ne pranga drejtuesi i punimeve te OSSH per “Shkelje te rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Ky eshte rasti i peste brenda ketij viti ku punonjes te oshee humbin jeten ne krye te detyres ndersa nuk eshte mar asnje mase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here