Vëllai i con vëllait celular në Burgun e Bëncës, policia e zbulon dhe e arreston

Ka tentuar të ndihmojë vëllanë e burgosur duke e pajisur me celular, por në fund do t’i bëjë shoqëri vëllait në qeli.

Kjo i ka ndodhur Dritan Rrapës 33 vjecar nga Gjirokastra i cili tentoi të fuste në Burgun e Bëncës telefonin e lëvizshëm dhe në fund është zbuluar nga kontrollorët të cilët përvecse i kanë sekuestruar celularin, sinjalizuan policinë për këtë ngjarje. Dritan Rrapa ka të vëllanë Gëzim Rrapa 35 vjec në paraburgim në Burgun e Bëncës dhe kësisoj kërkonte t’a pajisjte me celular për të patur komunikim direkt.

Mirëpo kjo nuk është lejuar cka është zbuluar në momentin e fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment