Vendi nën ujë, Balluku raporton për situatën nga Dubai

0
141

Situatën e krijuar nga përmbytjet, ministrja e Infrastrkturës dhe energjisë Belinda Balluku po e ndjek me vëmendje, por jo ne terren ku qindra hektare janë përmbytur e disa shtëpi janë nën ujë. Ajo gjithçka po e monitoron dhe raporton nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministrja u shfaq këtë të premte mbrëma në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile duke raportuar shifrat para kryeministrit.
E për herë të parë Ministri përgjegjës për Energjitikën flet për përmbytjet nga qyteti i kullave shumekatëshe ndërsa ashtu siç ka njoftuar edhe KQZ-në ndodhet për një vizitë zyrtare në Dubai.
Pikërisht më 8 janar ajo ka njoftuar se do të merrte pjesë në takimin për koordinimin e projektit të marinës së Durrësit dhe ballinës ujore në Emiratet e Bashkuara Arabe
Duke lexuar shifrat e përgatitura nga stafi i saj, Balluku u kujdes të thotë se masat i kishte marrë më herët, me kaskadën e Drinit, gjë që sipas saj shmangu pasojat katastrofike.
Madje Ministrja gjeti kohë tu përgjigjet edhe akuzave të opozitës, edhe pse tashmë qindra ha tokë janë nën ujë.
“Ne kemi nisur nga puna para 10 ditësh duke qenë të përgatitur për këtë situatë, duke marrë masat e duhura, kështu që e kemi gjetur veten të përgatitur dhe kaskada për të parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës. Dua të them që të të gjithë zëvendës ministra kanë qenë në komunikim direkt, kemi përdorur TV duke pasur kështu mundësinë për të informuar publikun orë pas ore qoftë për situatën e energjisë elektrike, KESH, OSHEE dhe OST, kështu që të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi qenë në gatishmëri më shumë se 2 javët e fundit”, tha Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here