Masa të ashpra për ata qytetarë që nuk e kanë zhvendosur ende gjendjen civile në zonën ku banojnë.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, u ka lënë 20 ditë kohë, në të kundërt do të gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra të gjithë ata në momentin e parë kur do të kërkohet certifikatë apo vërtetim lagjeje.
Pas 28 korrikut, qe shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione.
Për çdo zhvendosje te vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas këtij afati nis aplikimi i gjobës 100 mijë lekë të vjetra.
Po ashtu do të kenë probleme me regjistrimin e fëmijëve në shkollë të gjithë ata që nuk kanë kryer rregjistrimet në afatin e duhur.