‘Vetëm testimi masiv do e zgjidhë enigmën e koronavirusit’

0
146

Vetëm testimi është mënyra për të zgjidhur enigmën e koronavirusit. Kështu deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.
Ai tha se qeveria duhet të përshpejtojë testimet masive, në mënyrë që stafi mjekësor që është vetizoluar në mënyrë të panevojshme, të kthehet në punë. Në total, Britania ka testuar vetëm 2 mijë nga stafi mjekësor, që përbëhet nga të paktën gjysmë milionë punonjës.
Nga ana tjetër, gazeta më e madhe online në Britani, Daily Mail, doli me një editorial sot, ku kërkon që të ketë testime masive për të zgjidhur krizën.
Ata madje sugjerojnë që të ketë një ministër për testimet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për testime masive që të kuptohet se ku është armiku që po luftohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here