Vetëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Të tilla ndodhin në të gjithë botën , sulmon sërish opozitën

0
119

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish sot opozitën, e cila çdo ditë denoncon skandalet e qeverisë dhe harresën që kjo e fundit i ka bërë popullit.
Rama sot ka lëshuar akuza edhe ndaj mediave dhe denoncuesve të situatës katastrofike ku është futur vendi nën drejtimin e tij.
E duke dashur të minimizojë faktin e vetëvrasjeve të qytetarëve nëpër spitalet Covid, Rama sërish ka abuzuar më shifrat e Italisë, duke thënë se 71 vetëvrasje kanë ndodhur në spitale për shkak të koronavirusit.
Por në fakt nuk bëhet fjalë për njerëz që hidhen nga dritaret e spitaleve.
Ajo që ra në sy është fakti se Rama doli i spiropalizuar në ekran, duke deklaruar se vetëvrasje nëpër spitale ndodhin edhe nëpër botë, një deklaratë e tmerrshme e ardhur nga një kryeministër.
‘Si mund të ngrihet hipoteza se vetëvrasjet ndodhin në spital për këtë. Shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët se një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njërit, është nxitja për të vrarë veten. Është e materializuar në shifra. Në Itali nga marsi në gusht u vetëvranë 71 persona.
Janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tentativash vetëvrasjesh. Në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve, që lidhen me COVID. 4 persona në Gjermani, në Arabinë Saudite, në Britani. Kanë kryer vetëvrasje nga ankthi. Në Mbretërinë e Bashkuar një infermierë vrau veten gjatë orarit e punës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here