Vetingu në duart e Ramës si mjet për të kapur institucionet kryesore të vendit.

0
178

Nga Rezart BEJKO

Nje tjeter gjyqtar kushtetues qe nuk ka qene miqesor me bemat e Rilindjes,u shkarkua na komisioni medemek i pavarur i vetingut.

Ishte e pritshme dhe nuk perben surprize ne fakt, por banalizimi ne perditshmeri i se keqes nuk duhet te na beje te heshtim, perkundrazi. Argumenti ishte se shoqerohet me nipin qe ka qene denuar per nje veper penale. Menjehere te vjen ne mendje fakti, qe ne kemi nje Minister qe ka vellain trafikant i cili jo vetem qe rri ne detyre por eshte ai qe beri ligjet per vetingun dhe po e ekzekuton ate.

Te vjen ne mendje edhe Ervin, a kushedi si quhet, Roshi e shume tjere me te cilet shoqerohej Rama i pari dhe gjithe shpura e tij mbas tij. Te vjen ne mendje Balili, Habili e gjithfare -ilash te tjere qe ishin sjelle deri ne parlament nga vete Kryearkitekti. Te vijne ndermend gjithe drejtuesit e larte te policise qe donim, tashme te shpallur ne kerkim, por qe dikur jane shoqeruar edhe me vete Kryearkitektin e djallit. E pas kesaj dikush flet per demokraci, shtet te se drejtes per anetaresim ne BE, per arritje dhe standarde te pakapuara ndonjehere e kodra te tjera pas bregut. Ne fakt, e vetmja gje qe Shqiperine e ben te quhet demokraci jane fakti qe nje here ne kater vjet behen zgjedhje dhe se ka nje opozite e cila edhe keshtu e mpakur dhunohet perdite ne misionin e saj. Arsyet pse e keqja ne Shqiperi eshte banalizuar dhe pse demokracia ka marre fund jane te shumta, por ato qe renditen me poshte jane kryesoret, dhe ndoshta jo te vetmet:

1) Se pari, parlament de facto nuk ka, sepse ka vetem vendime te qeverise dhe parlamenti vetem sa noterizon vendimet e Rames. Cfare do qe thote apo vendose Edvin Rama, parlamenti do t’i vendose vulen me sy mbyllur. Ligji per teatrin, por jo vetem ai, e tregoi kete me qartesisht se cdo akt tjeter i kesaj qeverie. Vetem me kete ligj u shkelen ne te njejten kohe Kushtetuta dhe ligje te tjera paresore dhe parlamentarizmi mori fund te pakten sa te jete ne pushtet ai qe eshte. Majkua shpetoi veten e tij por parlamentarizmin nuk e shpeton dot.

2) Se dyti, Keshilli i Ministrave si nje tjeter organ kushtetues ekziston de Jure, por de facto eshte inekzistent, pasi askush nga ministrat nuk guxon te propozoje dicka e jo me te kundershtoje apo te mare vendime. Vendimet kolegjiale ka kohe qe jane nje fjale e huaj per kete qeverisje. Pra, ka vetem Keyeminister pa Keshill Ministrash. Ministrat jane jane vetem marioneta.

2)Gjykata Kushtetuese eshte inekzistente. Ajo u cmontua me qellim qe vendimet qe mer Rama te mos kontrastohen dhe kthehen mbrapsht. Nese sot do te ankohesh p.sh per ligjin per teatrin, apo per marreveshjen me Greqine, kete nuk e ben dot sepse nuk ka Gjykate. Vendimi i sotshem mbi gjyqtarin Dizdari eshte tregues i kesaj politike. Kryetari i Gjykates Kushtetuese e kaloi vetingun edhe pse kishte probleme me justifikimin e pasurise. Gjithsesi edhe kjo nuk ishte surprize. Vetingu eshte bere si parajsa per doktrinen protestante. Disa e kane te garantuar parajsen (vetingun) sepse jane te predestinuar.

3)Gjykata e Larte po ashtu, ka tre vjet qe eshte paralizuar sepse nuk ka gjyqtare dhe ka bllokuar te gjitha vendimet e humbura nga qeveria dhe administrata publike. Pra qytetari nuk gjen dot drejtesi sepse thjesht Rama nuk do qe ajo te mare vendime deri sa ai ta kompletoje me ushtaret e tij.

4)Prokurorja e Pergjithshme eshte nje vegel qorre ne duart e Rames. Zgjedhja e saj u be ne menyre  antikushtetuese vetem me shumice te thjeshte. Deri me tani ka treguar se Rama nuk gaboi ne zgjedhjen e saj. As opozita nuk gaboi ne parashikimet e saj.

5) Sherbimi informativ eshte totalisht nen kontrollin e Rames qe kur beri pazarin me Visho Ajazin dhe qellimshem nuk zgjidhet kreu i ketij organi kyc per mbarevajtjen e nje shteti, perderisa drejtuesi i saj i perkohshem i sherben mire lartgjatesise se tij.

6)Institucioni qe kontrollon pasurite dhe konfliktin e interesave, i kthyer de facto ne nje institucion gjobvenes, eshte ne duart e nje ushtari po ashtu te bindur te Rames dhe i mare perdhunshem qysh ne fillim te mandatit. Te dyja palet jane te kenaqura: gjobevenesi dhe shefi njekohesisht.

7) Prokuoria e Krimeve te Renda i kaloi pikerisht prokurores qe ka nje rekord absolut: ne dy jave iu vodh edhe posta e sekrete edhe vete prokuroria dhe serveri i saj. Ne logjiken e tyre koherente por te mbrapshte, kjo prokurori nuk mund t’i lihej atij qe hetonte strategun e kanabisit te partise dhe te policise qe donin, tashme e shpallur ne kerkim kolektiv

8)Banka e Shqiperise e cila duhej te kontrollonte aktivitetin financiar te bankave te tjera lejoi hapjen e bankes se bashkeshortes se Kryeministrit, e ngritur po ashtu me kapitale off shore, d.m.th te paligjshme. Ligji shqiptar dhe cdo ligj ne bote e ndalon krijimin e bankave me kapitale qe nuk u dihet se nga e kane burimin. Ky eshte rasti i ABI Bank, pra banka ku drejtuese eshte gruaja e Kryeministrit. Nje banke e cila po kryen blerjen e bankave te tjera ne vetem dy vjet jete dhe me kapitale qe nuk dihet se nga vijne, por qe mund te merret me mend. Te gjithe ata qe kane memorie e mbajne mend raportin per perdorim te brendshem te OSBE-se, i cili fliste se Rama zoteronte 200 milione $ ne kapitale offshore. Te mos flasim pastaj per kanabizimin e Shqiperise dhe tonelatat e pakapura te kokaines. Per te gjitha keto kapitale duhej nje lavatrice super e madhe per t’i pastruar dhe investuar.

9)Te gjitha televizionet e medha kombetare, te cilat duhet te kryejne rolin qe kryejne te gjitha mediat e lira te botes se lire, ate te ruajtjes se demokracise nga perdhunimet e qeverise, duke informuar publikun dhe duke e mbajtur ate ne vigjilence mbi paudhesite e saj, jane totalisht nen kontrolln e qeverise sepse jane pjese e vjedhjes se madhe qe po i behet shqiptareve me leje ndertimi e koncesione anekend atdheut te rraskapitur.

10) Pushteti lokal, i cili eshte ngritur pikerisht si nje instrument per te hequr kontrollin e qeverise qendrore mbi cdo gje dhe per me shume demokraci ne vendimarrje dhe per te qene me prane qytetarit mbi bazen e parimit te subsidiaritetit, eshte nje kopje e shumuar e pushtetit qendror dhe per me teper edhe ajo ne nje kontroll dualist: ate te Rames (gati tetedhjete perqind e popullsise eshte nen bashki te kontrolluara nga Rama) dhe te bandave lokale te cilat veprojne nepermjet seksereve te zgjedhur apo emeruar. Ne fund te fundit vetem ne bashkite e majta transferohen fonde nga qeveria qendrore. Ne bashkite e djathta duket sikur ka rilindje rurale perkunder rilindjes urbane.

11) Shoqeria civile eshte pothuaj inekzistente dhe ajo qe pretendon se eshte civile eshte rritur ne inkubatoret e Sorosit, nga ku doli edhe vete Rilindja, ndersa klasa e mesme eshte ne zhdukje e siper. Per te theksuar rendesine e klases se mesme mjafton te themi se Revolucioni Francez ishte revolucion borgjez, pra i klases se mesme. Para se te lindte revolucioni kishte vetem Aristokrate plus Kleri, dhe nje mase te varfrish.

12) Mbi 250 mije te rinj shqiptare lane vendin, ndoshta pergjithmone, ne vetem pese vjet te pushtetit te rilindur te bijve te bllokut. Arkitekti i ketij eksodi thote me kenaqesi qe kjo eshte gje e mire. Natyrisht, ka te drejte sepse ata nuk hanin kocka nga pushteti i rilindjes dhe potencialisht ishin vota per opoziten dhe nje valvul e mire e shkarkimit te tensioneve sociale. Imagjinoni kete mase te madhe njerezish ne stil kuksian ne bulevard: cfare tmerri per Rilindjen e horrave. Si konkluzion, te vetmet institucione qe Rama nuk kontrollon jane vete opozita e mpakur dhe Kontrolli i Larte i Shtetit qe ka celesat e kashtes, por qe gjithsesi ka denoncuar faktin se ky pushtet, ne pese vjet ka vjedhur dhe abuzuar me mbi 1 milarde Euro. Por vetem kaq ama. Pas denoncimit askujt nuk i ka hyre gjemb ne kembe. Peshqit e medhenj po behen peshkaqene nderkohe. Pas gjithe kesaj tabloje natyrshem lind pyetja: ku ndryshon nje grusht shteti i zakonshem nga kjo qe po ndodh ne Shqiperi? Natyrshem dhe si rrjedhoje logjike vjen dhe pyetja tjeter: perse opozita nuk djeg mandatet qe te pakten t’i grise masken ketij grushti shteti atipik. Eshte atipik sepse nuk u krye ne nje nate dhe as me tanqe dhe ushtri, por qe ne thelb nje pushtet, ose mire nje njeri i vetem, ka kontrollin e te gjitha atyre institucioneve qe e bejne nje vend te quhet demokraci apo regjim, ne varesi te faktit se kush kontrollon ke apo cfare. Kush  thote te kunderten le ta argumentoje qe kjo e jona na qenkerka demokraci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here