Vetingu në politikë/ Basha: Ta pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar sërish Qeverinë, duke thënë se Shqipëria është sot vendi më i varfër në Evropë dhe shkak i kësaj, është pretendimi se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, Basha rithekson nevojën për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Sipas tij, politika duhet pastruar nga të gjithë ata, të cilët kanë abuzuar me besimin e qytetarëve.

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment