Vetitë e bimës së dafinës tek njeriu

0
392

Vaji esencial i dafinës është një ndër produktet më të përdorshme sidomos në periudhën e dimrit, pasi ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe të rriturit. Është shumë praktik për t’u përdorur dhe shumë efektiv. Ky vaj ndikon menjëherë në zhbllokimin e sinuseve. Dafina është ndër bimët më të përdorura që në lashtësi. Gjethet e dafinës përveç përdorimit si bimë medicinale, përdoren në gatime për aromatizimin e gjellës apo peshkut. Dafina është bimë që qëndron jeshile gjatë gjithë vitit.
Në Shqipëri rritet kryesisht në vendet malore, toka me gurë të thatë dhe vende me diell.
Vetitë e dafinës në organizëm:
Vaji i dafinës ka shumë efekte pozitive në organizëm. Dafina ka veti antibakteriale, qetësuese, antibiotike dhe tonike në trupin e njeriut. Përdoret për sëmundje të ndryshme si: astma, kolla, gripi, sinoziti, vështirësi në frymëmarrje, laringiti, në rastet e ikjes së zërit etj. Ka përdorime të ndryshme që janë shumë praktike në jetën e përditshme e vaji i dafinës mund të merret me pika direkt në gojë.
Nëse e keni problem shijen e fortë mund të hollohet në çdo ushqim, sidomos lëng portokalli apo qumësht. Mund të përdoret edhe në aerosole, apo aromatizuesit e dhomës. Në këtë rast ndihmon që të ngordhin mikrobet në ajër, freskon ajrin e dhomës dhe ndihmon në frymëmarrje të lehtë të gjithë pjesëtarëve të familjes. Vetitë e forta antibakteriale të dafinës bëjnë që të ndërpritet zhvillimi dhe rritja e baktereve në organizëm. Ndihmon në largimin e infeksioneve në sinuse, në gojë dhe në fyt. Krijon një mjedis në organizëm që ndalon rritjen e viruseve të gripit, prandaj parandalon gripin.
Gjithashtu ka veti antibiotike dhe nëse keni grip e filloni të përdorni vajin e dafinës, vetëm pas 2 ditësh përdorimi do të ndiheni të rigjallëruar dhe do të keni përmirësim më shumë se 50%. Vaji i dafinës ka edhe veti sedative, prandaj kur keni kollë, astmë apo dhimbje koke nga sinoziti këshillohet të përdoret ky vaj, pasi qetëson dhimbjet e kokës dhe fyti, madje ndihmon në largimin e etheve dhe temperaturës së lartë. Mund të përdoret për masazh i holluar në vaj tjetër, pasi ndihmon në uljen e dhimbjeve të muskujve dhe kockave, sidomos dhimbjet reumatizmale.
Vaji i dafinës është tonifikues i gjithë organizmit dhe ndihmon në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve në organizëm, largon kripën e tepërt dhe rregullon jashtëqitjen. Një tjetër veti i këtij vaji është ndihma që jep në tretjen e ushqimit dhe rregullimin e metabolizmit. Gjithashtu, jep efekt në sekretimin e enzimave tretëse të mëlçisë në stomak dhe ndihmon në balancimin e pH në stomak. Vaji i dafinës zbardh dhëmbët, mund të hidhen dy pika në gojë në mëngjes dhe pasi njomet furça me ujë të fërkohen dhëmbët me ato pika. Pas një jave përdorim do të dalloni zbardhje të dhëmbëve dhe shëndoshje të mishit të tyre. Dafina ka veti antibakteriale dhe kështu ndihmon në ngordhjen e baktereve që ndodhen në gojë midis dhëmbëve që shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe skuqjen e mishrave të dhëmbëve. Mund të përdoret në verë i përzier me një vaj tjetër për të lyer trupin, ose mund të hidhet me sprajt nëpër dhomë, pasi ndihmon në largimin e mushkonjave dhe insekteve nga aroma e fortë që ka vaji.
Përbërësit kimikë në vajin e dafinës:
Bima e dafinës përmban vaj esencial, flavonoide, tanine, acide fenolike, cineole, linanole etj. Për shkak të tanineve që i japin hidhërimin në shije dhe kanë efekte anësore në organizëm, ky vaj duhet përdorur i holluar siç është përshkruar më lart. Përmban eukaliptol, eugenol, terpineol të cilat i japin vetitë antibakteriale bimës dhe që ndihmojnë në luftën ndaj gripit, apo infeksioneve të ndryshme në lëkurë apo organizëm.
Përdorimi:
Vaji i dafinës përdoret si një përbërës aromatizues në industrinë ushqimore dhe si një përbërës aromatik në kozmetikë dhe parfumeri. Mund ta përdorni në gatime, nëse dëshironi një aromë të fortë të dafinës dhe mund të shtoni 2-3 pika vaj dafine në një tenxhere me ushqim për 5 persona.
Vaji i dafinës duhet të përdoret i holluar, pasi është shumë i përqendruar dhe mund të shkaktojë efekte anësore, prandaj duhet holluar 60% vaj dafine me 40% vaj ulliri. Mund të përdoret për të larguar kollën, të ftohtin, gripin nga fëmijët dhe të rriturit.
Për fëmijët: Hidhen 2 herë nga 1 pikë direkt në gojë, apo e tretur në qumësht pas ushqimit.
Të rriturit: Përdoret 2 herë nga 3 pika pas ushqimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here