Vetvritet 55 vjecari nga Përmeti, mister arsyet

0
634

Një tjetër vetvrasje, është rregjistruar sot në jug të vendit, në kufijtë e 20 ditëve të fundit. Bëhet fjalë për M.K. 55 vjec nga fshati Grabovë në Përmet. Policia Rajonale, ka konfirmuar lajmin referuar të dhënave të ardhura nga terreni, ku informojnë se 55 vjecari, mendohet se është vetvrarë me një armë automatike. Motivet ende ngelen mister, por Policia e Përmetit, konfirmon se 55 vjecari, është gjetur i pajetë afërsi të fshatit Grabovë, brenda në banesën e tij. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët teksa këta të fundit, u cuan nga gjumi mëngjesin e të premtes. 55 vjecari, ishte shtrirë në një prej dhomave të banesës dhe përbri tij qëndronte arma e zjarrit automatik model “56”. Grupi hetimor, shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të cështjes. E vetmja dëshmi e deritanishme nga familjarët e të ndjerit, është se nuk është dëgjuar asnjë krismë që të mund të justifikojë vetvrasjen e tij dhe se nga natyra, njeriu i tyre, nuk ishte shfaqur shenja depresive apo tentativa të tjera për vetvrasje. Familjarët e të vrarit, mohuan kategorikisht tek grupi hetimor, që njeriu i tyre, të ketë pasur konflikt me ndokënd apo hasmëri të hershme. Policisë tashmë i ngelet vetëm një pistë për të hetuar, ajo e zbulimit të rrethanave të vetvrasjes, cilat kanë qenë ato. Muajin e kaluar, më 16 nëntor, Festim Kanushaj, u gjet i vrarë në banesën e tij në fshatin Zhapokikë, ngjarje kjo që për policinë u konsiderua si vetvrasje, pavarësisht se dyshimet ishin për një vrasje të pastër për hesape droge.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here