Vëzhgim: Fier, mungon sinjalistika drejtuesit e mjeteve ngatërrojnë rrugën.

0
160


Jo më larg se 500 m nga qendra e qytetit ndodhet rreth-rrotullimi i unazës ku rrugët nacionale kryqëzohen. Në këtë segment ndahen rrugët për drejt jugut dhe Mallakastrës. Për shkak të mungesës së tabelës së sinjalistikës shpesh drejtuesit e mjeteve që bujtin drejt jugut të vendit ikin në drejtim të “pa ditur”.Kjo ndodh me së shumti me drejtues mjetesh të cilët nuk e kanë “rrahur” shpesh këtë segment rrugor. Një tabelë e stërmadhe këtu ndodhet por ajo ekziston pa shenja orientuese. Keqazi e kanë pësuar shumë udhëtar për shkak të sinjalistikës rrugore.Keshtu ka ndodhur një natë më parë me tre shtetas shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Mungesa e sinjalistikës i ka devijuar ata drejt qytetit të Ballshit ndërsa destinacioni i tyre ishte drejt Sarandës!..Ata kanë udhëtuar rreth 30 km e më pas të ndihmuar nga qytetar të rastësishëm janë rikthyer për të marrë destinacionin e duhur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here