VIDEO/Aktivitet nga nxënësit gjirokastritë me rastin e 75 vjetorit të clirimit

Krahas aktiviteteve festive me rastin e 75 vjetorit te clirimit të Shqipërisë të organizuara nga institucione të ndryshme arsimore në Qarkun e Gjirokastrës, mbrëmjen e djeshme u kulmua me një aktivitet të përgjithshëm festiv organizuar tek Kinoteatri i qytetit.

Zyra Vendore Arsimore e Gjirokastrës, ka qenë organizatorja kryesore e këtij aktiviteti i cili erdhi me gërshetimin e të gjithë gamës artistike nga koreografia e deri tek aktrimi ku protagonistë kanë qenë nxënës të shkollave 9-vjecare të Gjirokastrës.

Salla e Kinoteatrit të Gjirokastrës ka qenë e tejmbushur vecse nga spektatorë por edhe nga skenografia dyngjyrëshe simbolike shqiptare.

Aktiviteti i mbrëmshëm, është organizuar nën kujdesin e vecantë të drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore Gjirokastër Albana Hasanaj, e cila koordinoi me profesionalizëm cdo fazë të eventit të djeshëm kulturor ku padyshim do të ngelet gjatë në kujtesën e spektatorëve, nxënësve, prindërve dhe mësuesve pjesmarrës.

Ndërkaq në këtë aktivitet ka qenë pjesmarrëse edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova e cila përcolli tek të pranishmit emocionet si ish drejtoreshë e DAR.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment