VIDEO/ALARM, HEC në Kolonjë pranë konkretizimit, reagon aktivisti Pajtim Graci

0
171

Cështja e HEC të Kolonjës po qëndron në rendin e ditës për komunitetin e këtij fshati. Njëri prej organizatorëve të rezistencës publike Pajtim Graci, akuzon direkt personat e lidhur me qeverinë shqiptare se kanë manipuluar dhe abuzuar me projektin e HEC duke e mbajtur të fshehtë për gati tetë muaj.

I ftuar në studion televizive të Shijak TV, Pajtim Graci, ka speguar të gjithë problematikën që egziston dhe frymën kundërshtuese mes banorëve të Kolonjës për ngritjen e kësaj vepre energjitike, e cila sipas tij do të shfarrosë një herë e mirë burimet ujore dhe nënujore cka do të thajë përfundimisht etjen e banorëve dhe fushat bujqësore të ngelen djerrë.

Graci premton se banorët do të reagojnë shumë ashpër ndaj cdo tentative për të vendosur qoftë edhe një gur të vetëm pa pëlqimin e banorëve, e jo më për ndërtimin e HEC-it shkatërrues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here