VIDEO/ALARM!!! Rrezikon shembjen pallati, rrëshket toka, panik tek banorët

Banorët e një pallati pesë katësh në lagjen “Punëtori”, janë alarmuar mesditën e sotme, teksa dheu nën këmbët e ndërtesës ku banojnë, ka pësuar rrëshkitje. Tronditjet që ka pësuar pallati, janë reflektuar tek rrëshkitja e dheut shtufor përbri tij.

\Ndërhyrja që po realizon prej disa ditësh Marjana Kurkari 42 vjec pronare e një objekti dy katësh 50 metra poshtë pallatit, mesa duket ka reflektuar tek lëvizjet tektonike që janë ndjerë në orën 14:30 të ditës së sotme. Tronditja në formën e një tërmeti, ka alarmuar të 15 familjet e pallatit që gjendet në kodrën shtufore të lagjes “Punëtori”. Ata kanë dalë të alarmuar përjashta pasi masivet shtufore kishin lënë gjurmë carjeje në diametër 100 metra në këndin vertikal. Menjëherë ata kanë lajmëruar forcat policore të cilat kanë mbërritur menjëherë për të parë nga afër situatën.

Ndërkaq edhe Policia Bashkiake ka mbërritur duke analizuar situatën në fjalë. Policia ka shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, Marjana Kurkari 42 vjece, pronare e objektit dy katësh që gjendet 50 metra poshtë pallatit që rrezikon shembjen. Shoqërimi i saj u bë për arsye se ajo kishte ndërmarrë punime të njëanshme në objektin e saj për të shmangur egrasinë që i kanosjej nga shirat e rëna kohët e fundit në Gjirokastër.

Jugunews.net mëson se në polici, 42 vjecarja është shprehur se nuk ka qenë e pajisur me leje nga Bashkia e Gjirokastrës pasi ajo nuk e ka pasur në kompetencë për të dhënë leje të karakterit minor. Kësisoj, ajo ka ndërhyrë përmes disa punëtorëve të krahut për të hapur një kanal në pjesën perëndimore të objektit me qëllim instalimin i pilotave në një të ardhme të afërt, që mos të lejonte përmbysjen e objektit të vet, nga terreni shtufor në perëndim të pronës së vet.

Policia e Gjirokastrës, ende nuk ka ndërmarrë ndonjë masë ndalimi ndaj 42 vjecares së ve por është mjaftuar me marrjen e masave duke marrë në pyetje edhe përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës dhe Inspektoriatit Vendor Ndërtimor. Banorët e pallatit kanë apeluar për marrjen e masave nga bashkia dhe organet e tjera vendore.

Ndërkaq drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike në Gjirokastër Cano Norra, shprehet për Jugunews.net se rreziku për shembjen e pallatit pesë katësh është evident pasi terreni shtufur në kulm të të cilit është ndërtuar pallati, për vetë nga përbërja e vet e brishtë, nuk duhet të jetë objekt ndërtimi apo ndërhyrjeje. Ndërhyrja e fundit nga ana e 42 vjecares, ka krijuar carjet e mëdha në kodrën shtufore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment