VIDEO/Antraksi bën kërdinë në Bulo, ngordhin 11 të imta, raste të reja priten

0
139

Konfirmohen raste të reja të sëmundjes së plasjes në Gjirokastër.

Infektimi i kullotave nga bacilli i plasjes, po shkakton dëme tek të imtat në rrethin e Gjirokastrës. Vatrat e reja nga sëmundja e antraksit, janë shënuar dy ditë më parë në fshatin Bulo që është pjesë e Bashkisë së Libohovës. Menjëherë specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër, kanë izoluar vatrën e plasjes duke shmangur kontaktin me njerëzit apo dhe me konsumatorët e mundshëm.

Antraksi është konstatuar nga bariu Avdul Avdulaj në kullotën e tij ku fillimisht kishin ngordhur tre të imta para disa javësh, ndërsa ditët e fundit intensiteti i prekjes nga antraksi, arriti në nivele të papara ndonjëherë në këtë zonë. Një tjetër bari, ka shprehur shqetësimin e tij për antraksin që po shfaqet në një zonë që më parë nuk ka qenë e shquar për këtë dukuri.

Në total janë gjithsej 11 bagëti që kanë ngordhur ditët e fundit në stanin e Avdul Avdulajt ndërkohë që rastet i janë nënshtruar masave të karantinës. Shërbimi Veterinar ka dërguar vaksina si mjete të vetme profilaktike për të shpëtuar nga kjo sëmundje e transmetueshme tek njerëzit. Krahas vaksinimit, është operuar edhe me groposjen e kafshëve të infektuara apo dhe me djegijen e tyre në rastet kur nuk shkojnë dot mjetet e groposjes së tyre.

Të imtat në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacilli i plasjes mikrob i cili qëndron aktiv 40 vjet nga momenti fillestar që nuk është eleminuar. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here