VIDEO/Apeli nga Athina për bashkimin e minoritarëve grekë në një subjekt të vetëm, gjen aprovim sot në Dervician

0
151

Në 27 vjetorin e themelimit të Omonias, organizatës së minoritetoit Etnik Grek në Shqipëri, themeluesit e saj të dikurshëm apo drejtuesit aktualë, kanë pasur një emërues të përbashkët. Atë të ripozicionimit përfaqësues në një subjekt të vetëm politik.

Tezën e bashkimit në një përfaqësi të vetme, e kanë hedhur edhe përfaqësues të shtetit grek të akredituar në vendin tonë, si dhe vetë faktori politik minoritar në Shqipëri. Për herë të parë sot, është dukur në aktivitet, edhe kreu i MEGA Kristaq Kico, partia e të cilit, doli si fraksion nga PBDNJ këtu e shtatë vite më parë.

Ai është parë krahë përkrahë kreut të PBDNJ Vangjel Dule ku deri më dje, kanë qenë kundërshtarë të egër politik në ballafaqimet elektorale. Krahas përshëndetjeve të të pranishmëve në përvjetorin e 27 të Omonias, ka rënë në sy edhe telegram i urimit të presidentit Ilir Meta i cili ka vlerësuar kontributin e kësaj organizate qysh në krijimin e saj.

Kreu i OMONIA-s Leonidha Papa, ka qenë i pari që mbështet unifikimin e qëndrimeve politike të minoritetit grek në Shqipëri në një subjekt të vetëm. Madje edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule, është shprehur optimist për bashkimin e të gjithë faktorit grek në Shqipëri, në një përfaqësim të vetëm dhe unik ashtu si sikur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here