VIDEO/Atentati ndaj Gjokajt në Turan, flet e ëma e 30 vjecarit

0
192

Zhvillime të reja në Turan gjatë ngjarjes mëngjesin e sotëm ku u plagos me armë zjarri Sajmir Gjoka 30 vjec banues në këtë fshat. Një prej pistave të grupit hetimor që po heton ngjarjen e sotme, është ajo e një hakmarrjeje të mundshme nga ana e familjarëve të të ish të dashurës së tij nga qyteti i Tepelenës.

Konflikti mes dy të rinjve, ka nisur disa muaj më parë cka përfundoi me divorcin e padëshiruar prej vajzës. Familjarët e saj, të cilët janë të afërm me një funksionar të lartë të qeverisjes vendore në Tepelenë, mesa duket nuk e kanë duruar dot këtë reagim të njëanshëm të Gjokajt.

Të paktën ky është një prej versioneve që qarkullon në dosjen e oficerëve të Policisë Gjyqosore dhe grupit hetimor të ngritur me këtë rast. Vendi i ngjarjes ku ndodhi, është në të hyrë të fshatit Turan egzaktësisht në një zonë tërësisht larg mbikqyrjes publike. Mesa duket autorët e krimit, kanë studiuar edhe terrenin për t’u larguar sa më shpejt fill pas atentatit.

Por banorë të fshatit, shprehen të tronditur për atë që ka ndodhur. Njëra prej komshijeve të Sajmir Gjokajt shprehet për ngjarjen.

Ndërsa në banesën e Sajmir Gjokës, qëndron e motra së bashku me të ëmën. Kjo e fundit rrefen për Jugunews.net atë cfarë ndodhi disa orë më parë.

Sajmir Gjoka ndodhet në spital për tu trajtuar nga mjekët ndonëse plagët e marra nuk i kërcënojnë jetën. Ngjarja e sotme shërbeu edhe për zbulimin e një sasie të konsiderueshme narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here