VIDEO/Autizmi po “mbyt” Gjirokastrën, raste të reja shfaqen tek Qendra Rajonale e Trajtimit

0
225

Konstatohet një rritje e ndjeshme e fëmijëve autik në Rajonin e Gjirokastrës. Qendra për trajtimin e rasteve në Qarkun e Gjirokastrës, ka përpiluar një raport vjetor ku vëren se janë shtuar rastet e fëmijëve me autizëm.

Kjo më shumë është e ndjeshme në rajonin e Tepelenës dhe të Dropullit. Mirëpo problem qëndron tek ato raste të paidentifikuara që fshihen apo nuk pranohen nga prindërit e këtyre fëmijëve-shprehet për Jugunews.net Flutura Alikaj, mësuese në Qendrën e Trajtimit të Autizmit në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas saj, numri i fëmijëve autik vetëm për këtë vit është rritur me 20% në raport me një vit më parë cka tregon se tendenca po shkon drejt rritjes.

Në Qendrën Rajonale të Trajtimit të fëmijëve autikë, trajtohen 45 fëmijë të moshave të ndryshme. Kjo qendër mbështetet nga Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës dhe sipas kreut të tij Armand Hilaj, do të vijojë të mbështesë programe që kanë për qëllim, përsosjen e trajtimit të fëmijëve autik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here