VIDEO/Banorët e Viroit në panik, objektet dhe pronat e tyre drejt shkatërrimit nga vërshimi i përroit

0
156

Dëmet nga rreshjet e fundit janë pasqyruar edhe më tepër mëngjesin e sotëm ne zonen e banuar te Viroit ku inertet kanë zaptuar banesa dhe biznese. Sipas kreut të Agjensisë së Shërbimeve Publike Ylli Muho në këtë zone janë shumë probleme dhe shkaku kryesor është dora e njeriut, pasi jo vetëm është ndërtuar pa kriter por prej vitesh është hequr dorë dhe prej pyllëzimit. Po sipas tij janë jashtë funksionit të gjitha urat, kanalizimet, tombinot kjo edhe për shkak të kaosit të pronave.

Nga ana tjetër banorët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë ndihen të pashpresë. Ata deklarojnë se rreziku qendron evident nga moti i keq nderkohe qe presin reagimin nga Bashkia Gjirokaster.

Rreshjet e ditëve të fundit që përfshin rajonin e Gjirokastrës, shkaktuan jo pak probleme. Pikat me nevralgjike ishin Përroi i Çullos i cili dje ka nxjerrë inerte në rrugë duke e bërë tepër të vështirë kalimin e mjeteve ne unazen e qytetit. Ndërkohë edhe në Lazarat nga prurjet e shumta ka dalë nga shtrati përroi i Pllashnjës duke rrezikuar 55 familjet e lagjes Lënxat. Vështirësi është hasur edhe në përroin e Sopotit ku pas ndërhyrjes së emergjencave cilvile, situata është mbajtur nën kontroll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here