VIDEO/Banorët në Këlcyrë akuza bashkisë, rrjeti i ri i ujësjellësit aferë korruptive

Banorët e Këlcyrës ankohen për mungeën e ujit dhe cilësinë e punimeve që është ndërmarrë për ndërtimin e rrjetit të ri të brendshëm të ujësjellësit të qytetit. Shumë qytetarë të revoltuar, janë përplasur në qendër të qytetit me drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Elidon Beqirin ku i kanë kërkuar spegime për cilësinë shumë të dobët të punimeve që ka ndërmarrë firma “Besi” që bëri të mundur zbatimin e investimit në terren.

Qytetarët përvecse ankohen për mungesën e ujit gjatë ditëve të fundit, shtrojnë një problem shumë të mprehtë për xhepat e tyre. Atyre u duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme të hollash për të siguruar ujin nga linja e re. Distanca për të sjellë ujin në banesat e tyre, i kapërcen në disa raste 60 metra dhe një pensionisti i duhet të lërë peng pensionin 2 mujor për të sjellë në banesë ujin përmes linjës së re.

Vec kësaj, materiali i përdorur për përcjelljen e ujit të pijshëm, është plastik i njëjtë që përdoret për vaditjet në bujqësi dhe tërësisht i ndaluar për konsum-shprehen të revoltuar banorët. Krahas kësaj punimet në terren kanë dhënë efektet e para. Sot tubacioni kryesor që furnizon qytetin, ka pësuar avari të rëndë për shkak të përbërjes së tij prej plastike.

Jugunews.net ka kërkuar prononcim nga kryetari i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni mirëpo nuk ndodhej në zyrë madje as telefonatave nuk i është përgjigjur. Ndërkohë që drejtori i Ujësjellësit Elidon Beqiri shprehet se projekti parashikon që linja e tubacionit të vijë tek kufiri i pronësisë së objektit të konsumatorit e më pas vetë ky i fundit do të blejë tubot dhe sahatin si dhe punën e punëtorëve që do të hapin kanalin dhe montojnë linjën ujëpërcjellëse.

Kjo është e shkruar në kontratë pohon Beqiri. Sipas informacioneve, vlera e projektit është gati 100 milionë lek të rinj dhe pretendohet që brenda këtij viti këlcyriotët të furnizohen 24 orë ujë pa ndërprerje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment