VIDEO/Beteja për Teatrin, Bejko: Rezistencë deri në murosje si në legjendën e Rozafës

0
152

Beteja për mbrojtjen e Teatrit, po shndërrohet në një sfidë ndaj qeverisë e cila me këmbëngulje, po insiston për të shembur godinën në qendër të kryeqytetit shqiptar edhe pas kthimit të ligjit nga presidenti Ilir Meta.

Teatri është shndërruar në një peligrinazh të përditshëm ku qytetarë, intelektualë dhe artistë, shprehin mendimet e tyre rreth kësaj cështje jo pak e ndjeshme. Përditë me artistët dhe qytetarët e thjeshtë gjendet edhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko i cili në cilësinë e një qytetari të thjeshtë, i është bashkuar tubimeve të përditshme në mbrojtje të teatrit.

Në tubimin e një dite më parë, zoti Bejko ka mbështetur propozimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për cështjen e Teatrit dhe mbrojtjes së tij, duke i’u përgjigjur qeverisë me shembjen e kullave që do të lartësohen pas rrënimit të godinës së teatrit.

Bejko ka parashikuar agravimin e situatës në muajin shtator dhe për këtë ka kërkuar rezistencë njerëzore për të rrethuar godinën për t’u shndërruar sic tha ai, në një mur të gjallë.

Këtu po ndeshen dy modele dhe ditën e 40 duhet të jemi të përgatitur si do ballafaqohemi me ta-u shpreh Bejko. Unë jam për rezistencë paqësore kjo është një nga format e protestës dhe rezistencës, por sot na nevojitet sasia.

Sot ballafaqohen dy modele, e mira dhe e keqja dhe në këtë kontekst, Bejko solli modelin e kalasë së Rozafës së murimit të jetëve në këmbim të rezistëncës duke thënë se radhën për t’u murosur, e kemi ne qytetarët e thjeshtë të këtij vendi që jetojmë me djersën e ballit.

Fjala e zotit Bejko, u përshëndet dhe duartrokit nga të pranishmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here