VIDEO/Bislim e Arbër Ahmetaj promovojnë krijimtarinë letrare në Gjirokastër

0
247

Bislim dhe Arbër Ahmetaj kanë zgjedhur Gjirokastrën, për promovimin e vëllimeve poetike dhe romaneve që janë pjesë e thesarit të tyre krijues. Dy vëllezërit mjaft të njohur me pikpamje liberale dhe antikomuniste, janë ndalur në Gjirokastër, në kuadër të turit të tyre që kanë ndërmarrë në të gjitha trojet shqiptare për të përcjellë krijimtarinë e tyre mjaft të pasur letrare.

Në Gjirokastër ata kanë gjetur banesën Kadare për të promovuar gamën e krijimeve të tyre përgjatë viteve të fundit.

Krijues vendas apo dhe dashamirës të letërsisë, janë mbledhur në banesën e gjeniut të letrave shqipe për t’u njohur me simbolikat dhe stilin që përcjellin në krijimet e tyre vëllezërit Ahmetaj. Vargje të recituara si dhe përshtypjet e kritikëve të letërsisë, kanë qenë pjesë e këtij promovimi që piknisjen e ka pasur nga kryeqyteti shqiptar për të vijuar me radhë tek ato qytete shqiptare me traditë në fushën e letërsisë.

Për Bislim Ahmetajn, promovimi i veprave të tyre në Gjirokastër, merr një vlerë të jashtëzakonshme pasi sipas tij Gjirokastra është djepi i kulturës dhe traditave shqiptare e vec kësaj i Ismail Kadaresë apo korifejve të tjerë të shkencës e kulturës vendase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here