VIDEO/Bllokohet mjalt i rrezikshëm industrial tek Uji i Ftohtë

0
173

AKU Gjirokastër, ka zbritur sot në terren për sekuestron e sasive të mjaltit tregtuar nga ambulantët në Ujin e Ftohtë të Tepelenës. Aksioni ka nisur mesditën e sotme me angazhimin e specialistëve të AKU të mbështetur edhe nga forcat e Policisë dhe të repartit Shqiponja.

Nuk kanë munguar përplasjet mes specialistëve të AKU dhe tregtarëve ambulantë të cilët kundërshtonin sekuestron e sasive të mjaltit që tregtonin jashtë kushteve të përcaktuara në ligjin për tregtinë e ushqimeve. Dy prej tregtarëve ambulantë që operojnë në këtë zonë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Tepelenës pas përleshjes me specialistët e AKU dhe forcave policore. Situata u qetësua pas ndërhyrjes në kohë ndërkohë që kontrolli ka vijuar në katër pika të tregtimit të mjaltit fals në Pikën Natyrore të Ujit të Ftohtë.

Në fund të aksionit, u arrit të sekuestrohej rreth 230 kg majlt fals i prodhuar industrialisht, pa etiketë dhe jashtë kushteve të përdorimit. Krahas mjaltit, janë seuestruar edhe gati 50 litra vaj që tregtohej për vaj ulliri por që i tillë nuk ishte pasi ka qenë i bombarduar me ngjyrues dhe esencë vaj ulliti. Specialisti i AKU në Gjirokastër, shprehet se kontrolle të tilla, kanë për të vijuar pasi vetëm në këtë mënyrë, mbrohet konsumatori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here