Puna në kantierin e bypass-it në Tepelenë, një nga investimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në qytet, po servir edhe problematiken e saj pasi i gjithë qarkullimi i mjeteve zhvendoset në qëndër të qytetit. Një nga kënaqësitë e ndërtimeve në ketë bashki është pedonalja e këtij qyteti që për fat të keq gjatë lëvizjes së mjeteve në qëndër po shkakton dëmtime serioze. Por kryetari i kësaj bashkie Tërmet Peci deklaron se është bërë marrveshje me firmën që po kryen punimet të riparojë dëmet e shkaktuaa
Aktualisht, punimet po kryhen në tre drejtime, aksi Tepelenë-Vlorë ku përfshihet ana veriperëndimore (poshtë kalasë) që do të bëjë të mundur zhvillimin e trafikut nëpërmjet qytetit, e cilësuar si “Unaza e Madhe”. Gjithashtu në të dyja kahet e aksit, vijon puna për zgjerimin dhe rehabilitimin e skarpateve. Nga ana tjetër banorët ndonëse mirëpresin cdo investim, kanë qenë kategorik dhe kritik për dëmet që shkaktohen.
Aktualisht po punohet në bregun e lumit Vjosë, poshtë kalasë përmes së cilës po sigurohet argjinatura mbrojtëse dhe vendosja e bazës për ngritjen e pilotave, ku më pas do t’i shërbejnë ngritjes së urës dhe zgjerimit në të gjithë trupin e aksit me shtrirje gjatësore 2.2 km. Sipas ekspertëve, ndërprerja e lëvizjes në trupin e rrugës, për ta zhvendosur atë në “Unazë”, ku qarkullimi zhvillohet nëpërmjet qytetit është e pashmangshme dhe e nevojshme.