VIDEO/”Cifti i shqyer” vihet në skenë, kryebashkiakja Rami, buqeta me lule aktorëve të talentuar

Publiku artëdashës gjirokastrit, ka mirëpritur komedinë e vënë në skenë këtë fundjave me titull “Cifti i hapur, gati i shqyer” me autor Dario Fo. Duartrokitjet kanë ndezur sallën e teatrit të shfaqjeve në Gjirokastër në fund të interpretimit të artistëve Aleksandër Kondi dhe Paola Xhafa. Humore, emocione, batuta dhe të qeshura pa fund, ishin ato që u përcollën tek publiku, i cili për gati 60 minuta, ka ndjekur këtë premierë të arrirë e cila u vendos në skenë nën regjinë e Joana Omeraj.

Kjo premierë e nobelistit të famshëm italian, u gërshetua më së miri nën interpretimin e dy aktorëve të rinj, ndërsa vendosja në skenë e saj, u mundësua nga kryebashkiakia Zamira Rami e cila ka ndjekur nga afër shfaqjen në fjalë dhe dhuruar në fund të shfaqjes edhe buqeta me lule për aktorët.

Në përfundim të natës së parë të kësaj shfaqjeje, vetë aktorët dhe regjisorja, janë shprehur tepër të kënaqur dhe emocionuar jo vetëm mbi ecurinë e premierës, por edhe mbi prezencën e publikut, i cili kishte mbushur tej e përtej sallën e Teatrit “Zihni Sako” duke i rikthyer rëndësinë  dhe vlerat që ai ka patur ndër vite me rradhë.

Ulja e siparit të  natës së parë të kësaj premiere, është shoqëruar nga një tjetër fakt interesant pasi aktori Aleksandër Kondi, ka festuar 28 vjetorin e tij të lindjes që për të, dhurata më e bukur ishte suksesi dhe duartrokitjet e shumta të publikut.

Komedia “Cifti i hapur gati i shqyer”, do të vijojë të shfaqet sot dhe nesër në orën 19:00.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment