VIDEO/Clirohet më në fund rruga e tregut, Policia Bashkiake ndërhyn, qytetarët përshëndesin aksionin e sotëm

0
163

Policia Bashkiake ka ndërhyrë në clirimin e rrugës së tregut nga tregtarët ambulantë të cilët e kishin pushtuar këtë aks prej muajsh. Kanë qenë ankesat e banorëve të pallateve që ndodhen pranë tregut të fruta-perimeve të cilët prej kohësh ndodheshin të izoluar nga lëvizjet pikërisht si pasojë e këtij fenomeni.

Tregtarët ambulantë kishin uzurpuar territoret publike dhe rrugën cka krijonte vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve apo dhe automjeteve që frekuentonin këtë pjesë të qytetit.

Qysh në orët e para të mëngjesit, aksioni i Policisë Bashkiake ka startuar në zbrazjen e rrugës dhe trotuarit nga tregtarët ambulantë të fruta-perimeve që vijnë nga zonat rurale. Këta të fundit u sistemuan në brendesi të tregut egzistues në panelet që qendronin bosh ku prej vitesh nuk frekuentoheshin.

Tregtarët ambulantë kanë përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga Policia Bashkiake pasi ndihen edhe më komod në pikat e reja të shitjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here