VIDEO/Dëborë në Gjirokastër, tre krahina pranë izolimit, vështirësi në qarkullim

0
147

Rreshjet e dëborës në territorin e Qarkut të Gjirokastrës kanë nisur në orët e para të ditës së sotme. Më intensive ato kanë filluar në orët e drekës sidomos në qytet ku deri tani trashësia e saj konsiderohet 3 cm me tendencë rritjeje.

Nga ana e saj Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, ka marrë të gjitha masat për t’i paraprirë agravimit të ndonjë situate të mundshme. Shefi i kësaj drejtorie Fatri Brahimi për Jugunews.net thekson se nëse do të ketë shtim të rreshjeve të dëborës dhe intensiteti do të pësojë rritje, atëherë do të merren në konsideratë hedhja e kripës dhe skorjeve nëpër rrugë si dhe marrja e masave të tjera alternative që të shmanget në maksimum, paralizimi i lëvizjeve.

Ndërkaq në territorin e Qarkut të Gjirokastrës, hasen vështirësi në qarkullim në Qafën e Muzinës, në zonën e thellë të Frashërit në Përmet ku trashësia e dëborës ka shkuar në 10 cm, si dhe në Zagorie 5 cm dhe në zonën e Kurveleshit në Tepelenë ku trashësia e dëborës ka shkuar në 8 cm. Situata është në monitorim të plotë nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here